Fundjavë me diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti për javën e ardhshme Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu la të hënën në mesditë dhomat e
paraburgimit në burgun 326 në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit vendosi
ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.
Treshja gjyqesore e perbere nga gjyqtaret Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda shpallen me dyer te mbyllura masen me te lehte, ate te detyrimit me paraqitje një ditë të javës perpara oficerit te policise gjyqesore per Xhelal Mziun, i cili eshte nen hetim per akuzat e shperdorimit te detyres dhe shkeljes se barazise ne tendera.
Mesohet se perfaqesuesi i akuzes i ka kerkuar gjykates lenien ne fuqi te mases arrest me burg, ndersa pritet zbardhja e vendimit per te mesuar se mbi çfare argumentesh Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare. Menjehere pas vendimit, Mziu u përcoll per ne paraburgimin 302, ambient ne te cilin u mbajt per 24 dite. Ne paraburgim ne pranine e avokatit te tij, u prit vendimi per te udheruar me pas lirimin e kryebashkiakut, i cili doli nga 302 rreth ores 13:00.
“Komentet t’i bëjë drejtësia”, tha pas lirimit Mziu.
Njesia task force e akuzon kryebashkiakun per tre episode te kundraligjshme e konkretisht referuar procedimeve penale numer 1659, numer 5583 dhe numer 744. Mziu, sipas prokurorise, ka abuzuar me vendosjen e taksave për shfrytëzim hapësire dhe taksen e ndërtesës në mbi dhjete raste, veçanerisht ndaj firmave “Gjoka Shpk” dhe “Albavia”, taksa keto qe sipas Gjykates Penale jane konsideruar te paligjshme ne proceset civile.
Per akuzen tjeter ate te shkeljes se barazise ne tendera, sipas Prokurorise, shtetasi nen hetim Xhelal Mziu dhe drejtori juridik Atli Hoti akuzohen se kane vepruar ne kundershtim me ligjin sepse nuk kane lidhur kontrate me firmen “Gjoka”, e shpallur fituese per ndertimin e nje rruge ne Laknas, ne nje kohe qe punimet i jane lene nje firme tjeter, e cila rezulton te jete angazhuar nga Bashkia gjate muajit qershor, pak dite perpara zgjedhjeve.
Vendimi i Apelit per Mziun ka nxitur nje seri reagimesh sidomos ne rrjetet sociale. Ne treshen e gjyqtareve, zonja Sollaku ka qene gjyqtarja qe vendosi arrestin shtepiak edhe per prokurorin dhe gjyqtarin e skandalit ne drejtesi te zbuluar nga ‘Fiks Fare’. Ndersa Agim Bendo njihet per gjoben e vendosur ndaj emisionit ‘Fiks Fare’ per rastin ‘Pango’. Veren e kaluar, pak dite pas zgjedhjeve te 23 qershorit, mes polemikave, Bendo u promovua gjyqtar i Gjykates se Apelit nga Keshilli i Larte i Drejtesise.
Basha viziton Mziun: Arrestimi, skenar mafioz
Kryetari i PD: Prova të pakontestueshme për implikime kriminale
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi në zyrën e tij kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, pak pasi Gjykata e Apelit dha vendimin për lirimin e tij. Basha e cilësoi arrestimin e Mziut të paligjshem dhe tha se Partia Demokratike është për një shtet ligjor dhe jo për dënimie me urdhëra mafiozo-politike.
“Faktet tregojnë mënyrën se si Xhelal Mziu u ndalua, u shoqërua, u vu në masën e arrestit dhe paralelisht me këtë u ndërmorën masa dhe veprime antiligjore ndaj bashkëshortes së tij dhe familjes së tij. Partia Demokratike disponon të dhëna të plota dhe të pakundërshtueshme për thellësi të zeza të implikimeve mafiozo-politike në rastin e Xhelal Mziut.
Ndërkohë që avokatët e tij do të bëjnë punën para drejtësisë, ne do të vazhdojmë të monitorojmë procesin me një dhe vetëm një qëllim: garantimin e triumfit të drejtësisë mbi çdo makinacion politik, garantimin e triumfit të shtetit ligjor.
Kjo është ajo për të cilën Partia Demokratike është zotuar dhe nuk do të lërë në baltë asnjë nga këta qytetarë që janë këtu dhe asnjë qytetar shqiptar kudo ku ndodhet, pavarësisht bindjeve politike. Për këtë Partia Demokratike mbetet një garante e fuqishme”, deklaroi Basha.
Top Channel