Projekte të përbashkëta kulturore

11/01/2014 00:00

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u takua me homologun e saj në Prizren Memli Krasniqi, për të diskutuar mbi vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta.

Në një njoftim të dërguar nga Ministria e Kulturës pas takimit, bëhen të ditura veprimtaritë që do të zhvillohen në kuadër të bashkëpunimit artisiko-kulturor. Ndër to renditen:

Promovimi i veprës së plotë të Ali Podrimjes në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Kosovës; masa për prezantim të veçantë të botimeve nga Kosova në panairin e librit në Tiranë; ekspozitë artesh pamore dhe shfaqje teatrale në Tiranë nga artistë nga Kosova.

Pika të tjera, sipas njoftimit, gjithashtu ishin: Promovimi i librave me autorë nga Kosova në sallën e Ministrisë së Kulturës; përfshirja në konkursin e artit modern “Onufri” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve; fillimi i procesit të përafrimit të ligjeve për art kulturë, takime në nivel ekspertësh.

Së shpejti, sipas Ministrisë së Kulturës do të organizohen takime mes drejtuesve të institucioneve artistike Kosovë-Shqipëri për konkretizimin e kalendarit të përbashkët kulturor dhe analiza për kujdes dhe veprim të përbashkët për trashëgiminë kulturore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta