Burgu i Drenovës, gjenden fletë sharre

11/01/2014 00:00

Drejtoria e Burgjeve njofton se gjatë një kontrolli në burgun e Drenovës
ka bllokuar katër fletë sharre të fshehura në një kuti shahu, qe u
përkisnin shtetasve Olsian Maçi, Albi Maçini, Ervis Lami e Daniel
Kambellari.

Te kater ata sipas burgjeve ndodhen ne sektorin e paraburgimit dhe njihen si shoket e te burgosurit tjetër, Admir Tafili, i cili u arratis pak kohe me pare se bashku me 6 te denuar te tjere, arrati qe ne fakt zgjati pak ore per te.

Gjate kontrollit ne burgun e Drenoves u zbuluan – thote njoftimi – edhe dy telefona ceulare qe u perkasin te denuarve Durim Leka dhe Almarin Muca. Jo zyrtarisht mesohet se kontrollet e herepashershme ne burgun e Drenoves behen jo vetem per shkak te arratisjes te deshtuar te shtate te denuarve, por edhe per shkak te informacioneve te derguara nga policia kriminale se ne kete burg mbahen mes te denuarve sende te ndaluara.

Në nëntor të vitit 2013, 7 të dënuar arritën të arratiseshin nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës. Katër prej tyre kishin dënim përjetë, ndërsa tre të tjerë me dënime maksimale deri në 15 vjet burgim.

Brenda katër ditësh u bë e mundur kapja e të gjithëve dhe cuarja e tyre sërish pas hekurave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA