Zhvendosen lëndët helmuese të ushtrisë

10/01/2014 00:00

Inspektoriati i Mjedisit shoqëruar nga forcat e Policisë së Shtetit ka zhvendosur lëndët kimike që ndodheshin prej vitesh në ish-Ndërmarrjen Kimike të Ushtrisë.

Operacioni i zhvendosjes së këtyre lëndëve tepër të rrezikshme për shëndetin dhe që kërcënonin jetën e qindra banorëve që janë vendosur në zonë pas viteve ’90, u ndërmor ditën e premte nën masa të rrepta sigurie.

Fillimisht banorëve aty pranë iu kërkua zhvendosja nga banesat e tyre përgjatë kohës që do të kryhej operacioni, që  zgjati përreth pesë orë.

Pas përfundimit me sukses të zhvendosjes së lëndëve helmuese, banorëve iu komunikua se mund të ktheheshin në banesat e tyre, ndërsa Inspektoriati i Mjedisit njoftoi se tashmë zona është tërësisht e pastër dhe e dizinfektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA