Vilë në bregdet për të “pastrehët”

10/01/2014 00:00

‘Fiks Fare’ denoncoi rastin flagrant se, si dy ish-zyrtarë të lartë të
Qeverisë ‘Berisha’, morën kredi të butë si të pastrehë, për të blerë një
shtëpi në një bllok rezidencial në Gjirin e Lalzit, në Durrës.

Kamerat e ‘Fiks Fare’ dokumentuan gjithçka me ane te pamjeve filmike, duke denoncuar haptaz manipulimin e bere nepermjet dokumentave ligjore.

‘Fiks Fare’ nxorri fakte sesi ish-keshilltari per çeshtjet ligjore i ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago dhe ish-zevendësministrja e drejtesise ne Qeverine ‘Berisha’, Brikena Kasmi, perfituan te dy nga nje kredi lehtesuese prej 5 milione lekesh secili, per te njejtin apartament me siperfaqe 107.24 metra katrore ne zonen A te vilave, ekzektesisht Vila nr 9, e ndodhur ne Gjirin e Lalzit ne Durres. Ne dokumentat qe ju dorezuan bankes qe leshoi kredine, verehet se te dy keta persona janë bere dorezanes per njeri-tjetrin per kredine qe ka marre secili dhe kane blere te njejtin apartament. Ne dosjen e kredise te te dy ketyre ish-zyrtareve perveçse se jane dorezanes, per njeri-tjetrin, dorezanes ne te njejten dosje jane edhe prinderit e ish-zevendesministres.

Ne nje VKM qe daton ne 12 shtator te 2007-es, eshte parashikuar trajtimi i zyrtareve te shtetit me kredi me kushte lehtesuese, vetem per banesa ne vendin e ushtritmit te detyres. Por asnje nga zyrtaret e larte te Qeverise se meparshme, nuk figuron ta kete patur qendren e punes tek Gjiri i Lalzit, ku edhe kane blere shtepine si te pastrehe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA