Totozani: Rritet numri i emigrantëve

10/01/2014 00:00

Numri i shqiptareve qe kerkojne azil ne vendet perendimore ka nje trend
ne rritje. Institucioni i Avokatiti të Popullit është duke bërë gati një
raport  me te dhena te grumbulluara nga ambasadat tona ne keto vende.

“Kemi konstatuar që 2 vitet e fundit, pra viti 2012 dhe 2013 kanë patur një rritje progresive të azilkërkuesve shqiptare në vendet kryesore perëndimore. Ne kemi marrë të dhëna nga disa vendeve perëndimore. Ka një trend rritës, vende si Serbia, Maqedonia, Bosnja vazhdojnë ato të jenë më problem se Shqipëria, por ajo që na shqetëson ne, sidomos tani që ekziston mekanizmi i miratuar nga PE, sipas të cilit shtete të caktuara që kanë problematikë të shtimit të azilkërkuesve t’i drejtohen Komisionit që të rivendosë regjimin e vizave”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Numri me i madh i azilkerkuesve eshte regjistruar ne France, ku vetem per gjashte mujorin e pare te vitit 2013 jane regjistruar 2331 raste, nderkohe qe gjate gjithe vitit 2012, ka patur 2699 azil kerkues. Me pas vjen Gjermania, Suedia dhe Zvicra. Avokati i Popullit sqaron se arsyet kryesore te personave qe kerkojne azil lidhen me problemet e shoqerisë shqiptare.

“Arsyet kryesore futen te fushat e të drejtave të njeriut, pra dhuna në familje është një arsye kryesore, sidomos ndaj grave. Problemi i madh është gjakmarrja, shumë kërkojnë azil politik për shkak të gjakmarrjes, trafikimi i qënieve njerëzore, diskriminimi dhe shumë probleme të tjera që janë shëndetësore ose ekonomike”, tha Totozani.

Sipas Totozanit problem eshte aplikimi per azil i minoreneve te pashoqeruar, te cilet  per shkak te politikave sociale te vendeve ku aplikojne, nisen nga prindërit me qellim per te perfituar prej tyre. Avokati i Popullit thekson se rritja e numrit te azilkerkuesve  duhet pare me kujdes nga institucionet tona shtetore pasi mekanizmin  e miratuar se fundmi nga Parlamenti Europian edhe Shqiperia mund te jete nder vendet, kur mund t’i diskutohet kthimi i vizave.

Top Channel