Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

10/01/2014 00:00

Dhoma Amerikane e Tregtise ne Kosovë është për një bashkëpunim më të
madh tregtar dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një komunikatë
për shtyp te leshuar nga kjo dhomë shprehet shqetësim per barrierat e
vendosura kohe pas kohe nga te dy vendet.

Thellimi i bashkëpunimit rajonal, veçanërisht atij në mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një rëndësie kyçe drejt zhvillimit më të qëndrueshëm ekonomik të të dyja vendeve, të cilat përballen me një gjendje të brishtë dhe sfida sa i përket shpejtimit të mëtejshem të rritjes ekonomike.

Ndërtimi i autostradës së Kombit, nënshkrimi i Marrëveshjes për Tregti të Lirë si dhe i Protokollit për Bashkëpunim Ekonomik Kosovë-Shqipëri, përafruan këto dy vende më shumë se kurrë, duke nxitur kështu proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, si një zë i fuqishëm i bizneseve, mbështet të gjitha proceset të cilat kanë për synim fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm ndërmjet dy vendeve. Sidoqoftë, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me barrierat e vendosura kohë pas kohe nga të dyja vendet, e që janë në kundërshtim me përpjekjet për fuqizimin e një bashkëpunimi të shëndoshë ekonomik.

Top Channel