Në rrugën Tiranë-Elbasan kanë rinisur punimet e ndërtimit, duke bërë
riparimin e dëmeve. Rruga mbeti ne mes dhe prej muajsh askush nuk
punonte aty per shkak se ndaj kompanise ndërtuese ishte krijuar një mal
me borxhe të pashlyera.

Mungesa e rimbursimit te TVSH per muajt Korrik-Tetor nga qeveria e mepershme kundrejt firmes greke ‘Aktor’ beri qe kjo e fundit te pezulloje punimet deri ne nje afat te papercaktuar.

Venia ne funksion e kesaj rruge ende e paperfunduar, per shkaqe elektorale dhe pezullimi i punimeve per disa muaj, bene qe shume shpejt aty te krijohen probleme per qarkullimin e mjeteve.

Perdoruesit e rruges ankohen per demtime serioze te saj, te cilat shpesh here jane bere burim aksidentesh.Nderkohe e kontaktuar ne telefon nga Top Channel, Drejtoresha e njesise se menaxhimit te Projektit Tirane-Elbasan, Majlinda Gjonaj tha se pas shlyerjes se borxhit do te kete nje mobilizim te plote deri ne perfundumin e ketij aksi rrugor. Ajo tha se po punohet paralelisht per riparimin e defekteve, ne menyre qe rruga te mos jete e rrezikshme dhe ne vazhdimin e punimeve per hapjen e korsise tjeter.

Aktualisht ne pjeset e demtuara, sidomos ne hyrje dhe dalje te urave po vendosen pjese gome te cilat zvogelojne tronditjen e mjeteve.

Top Channel