70 minatorët të Zones D të minierës në Bulqizë kanë vijuar protestën e
nisur një dite më parë. Protesta nisi për shkak se kompania “Tur Alb”
pushoi nga puna dy minatorë njëherësh edhe sindikalistë pas një proteste
që u organizua në fund të vitit.

Minatoret protestues konsiderojne se largimi nga puna i dy minatoreve
drejtues sindikaliste, eshte bere qe atyre t’u mbyllet goja per kerkesen
e pages se 13-te, qe duhet te merrnin sipas kontrates se nenshkruar me
koncensionarin, ne mbyllje te vitit 2013-te. Edhe ne diten e dyte te
kesaj proteste, minatoret kane kembengulur ne kerkesat e tyre, si dhe
kane kercenuar se ajo do vije ne pershkallezim deri ne greve urie.

Me
heret minatoret organizuan nje greve nderkohe qe puna ne zonen D ishte
pezulluar me urdher ministri per shkak se nuk plotesoheshin kushtet e
sigurise. Nderkohe puna ne kete zone ka nisur megjithese ministria
perkatese nuk beri te ditur nese kompanite plotesuan kushtet e sigurise
ne pune. Dy sindikalistet e larguar nga puna jane Agron Basha dhe Liman
Isufi, ata e nisen protesten e tyre duke qendruar ne majen e nje shkembi
ne kete zone minerare dhe u kane bere thirrje edhe minatoreve te tjere
te bashkohen ne proteste.

Nderkohe ne nje njoftim te
administratorit te kompanise “Tur Alb” krom se pushimi nga puna i dy
minatoreve eshte kete per shkelje te perseritura te disiplines ne pune,
per veprime qe bien ne kundershtime me rregullat e e brendshme te
shoqerise ‘Tur-Alb-Krom sh.p.k’, per veprime qe bien ne kundershtim me
kontraten e punes dhe Kodin e Punes. Sipas administratorit Fethi Kaya,
heqja nga puna nuk eshte bere per shkak te veprimtarise se tyre
sindikaliste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA