Pacolli: Bashkim ekonomik shqiptar

10/01/2014 00:00

Për të folur për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të shtunën në Prizren, në linjë telefonike me studion e edicionit qendror informativ në Top Channel, ishte zv/kryeministri i Kosovës, zoti Behxhet Pacolli.

Ilir Paço: Si President i Kosovës, ju hodhët në Parlamentin e Shqipërisë në mars 2011, idenë e takimit të dy qeverive sipas një koncepti të Arbën Xhaferrit. Si ndiheni sot që kjo ide po realizohet?

Behxhet Pacolli: Unë jam i lumtur që prej momentit kur kam dëgjuar për këtë mbledhje. Falenderoj kryeministrat, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Tashmë janë pjekur kushtet për bashkimin ekonomik shqiptar. Ky është realiteti. Arbën Xhaferri ishte një frymëzim i rëndësishëm për mua.

Ilir Paço: Duke ju ndjekur edhe këto ditë në media, idesë që e formuloi një intelektual si Arbën Xhaferi, ju besoj i keni bashkangjitur një vizion edhe më të gjerë. Si e shikoni takimin e Prizrenit në konkretësi, apo si mendoni se duhet të vijojë pas kësaj mbledhjeje?

Behxhet Pacolli: Sot kemi patur një mbledhje organizative. Është një hap dhe unë besoj që nuk do të ndalemi vetëm me këtë hap, por shpresoj shumë që në mbledhjet e ardhshme do të diskutojmë tema konkrete dhe ëndrrat që po bëhen realitet që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen ekonomikisht, të kenë hekurudha të përbashkëta, të kenë një sistem të përbashkët energjitik, etj dhe në të ardhmen pse jo edhe një siguracion të përbashkët për gjithë shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA