Një e treta e lagjeve të kryeqytetit, përfshirë Spitalin e Sanatoriumit
përballen për orë të tëra me mungesën e energjisë elektrike gjatë tre
ditëve të fundit.

CEZ Shpërndarje thotë se shkak për këtë është dëmtimi i linjave të tensionit, në mënyrë të përsëritur nga një firmë private që po punon për ndërtimin e rrugës mbi liqenin e Farkës.

‘Gjithë zona poshtë liqenit të Farkës, mbi ish-Uzinën Traktori, zona e qytetit Studenti, zona e Komunës së Parisit, zona e stadiumit ‘Qemak Stafa’, ambasada amerikane, rruga “Budi”,deri në rrugën e Elbasanit ka probleme energjie”, thotë Petrit Shkëmbi, kryeinxhinier në CEZ-Shpërndarje.

CEZ Shpërndarje ka kërkuar nga organet shteterore që të marrin masa sa më shpejt për të mos lejuar që kompani apo persona abuzivë të pengojnë punën e kompanisë dhe të lënë pa energji abonentët.

“Dy ditë më parë u bë denoncimi zyrtarisht. Sot është përsëritur e njëjta gjë, sërish firma ka dëmtuar, sërish banorët janë pa energji elektrike”, thotë Shkëmbi.

Për riparimin e dëmit nga ana e specialistëve të CEZ Shperndarjes u deshën 5 orë. Ndërkaq, për të evidentuar dëmin e shkaktuar nga kompania e ndërtimit të rrugës, në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA