Lajmet më të mira të javës

10/01/2014 00:00

Në mesin e 23 vendeve më të bukura në botë është edhe një qytet shqiptar. ueb faqja MSN.com ka vendosur Prizrenin të nëntin në mes më të bukurve.

“Lumi Bardh rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë”, është përshkrimi që i është bërë fotografisë panoramike të Prizrenit.  Të tjera vende të bukura të përzgjedhura janë Londra, Greqia, Nepali, Spanja etj.

Thonë se “qeni është miku më i mirë i njeriut”, por një qenush ka magjepsur internetin me sjelljen e tij ndaj një fëmije të porsalindur. Fotot e publikuar të qenit “Zero” tregojnë se si ai kujdeset për beben dyjavëshe. Qeni e vëzhgon atë kur ndërron pelenat, kur fle dhe kur njerëzit e familjes e mbajnë në krah. Imazhet tregojnë se mes fëmijës dhe qenit ka një marrëdhënie të veçantë miqësie. Zero duket se ka marrë përsipër të kryej me përpikëri rolin e kujdestarit për foshnjën.

I pëlqen ta quajë veten “kosovar” dhe të prezantohet si “shqiptari nga Kosova” edhe pse ai në fakt është nga Presheva. Nderim Ismaili është taksist prej 6 vitesh në Lozanë të Zvicrës, por ajo çfarë e bën të njohur janë veprat e humanizmit. Ai ka ndihmuar shumë herë njerëz në nevojë dhe gjithashtu I ka ndërtuar shtëpinë një familjeje nga Presheva. Për aktet e tij të bamirësisë ka gjetur edhe hapësirë në mediat zviceriane.

Pronari i një restoranti në Teksas ka njoftuar nxjerrjen në shitje të biznesit të tij për të paguar mjekimin e kamerieres që vuan nga një tumor në tru. Brittany Mathis, 19 vjeçe, u mjekua me një tumor me madhësi sa një top ping-pongu në Dhjetor. Ajo nuk është e siguruar dhe nuk mundet të paguajë për të zbuluar në cfarë shkalle ka avancuar semundja. Michael De Beyer  ka thënë se do të shesë restorantin “Kaiserhof” që e drejton prej 15 vjetësh, nëse kjo gjë do të ndihmonte 19-vjeçaren.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta