Durrës, digjet apartamenti, shpëton familja

10/01/2014 00:00

Një qark i shkurtër elektrik, për të cilin po hetohet, shkaktoi djegien
tërësore të një apartamenti ne katin e dyte te nje pallati ne Spitallë
të Durrësit.

Ngjarja ndodhi gjate nates dhe zjarri shpertheu ne dhomen e ndenjes, se familjes Gjuzi. Zjarri ka shkrumbuar te gjithe apartamentin, po nuk ka pasur deme ne njerez. Kryefamiljari, nuk ka mundur ta konstatojë ne kohe zjarrin.

Ate e ka zënë gjumi teksa shihte televizor në orët e vona dhe është asfiksuar nga tymi, ndërsa e shoqja dhe vajza 4-vjeçare ndodheshin në gjumë në dhomën tjetër të apartamentit. Fqinjët kanë dhënë alarmin duke bërë të mundur që familja të dalë jashtë e padëmtuar, ndërsa deri në mbërritjen e zjarrfikëses apartamenti është djegur i tëri. Zjarrfikëset kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit duke shmangur përhapjen e tij në apartamentet e tjera të pallatit 5-katësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA