Tiranë, aksidenton dy persona dhe largohet
09/01/2014 00:00
Një aksident me dy persona të plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të
mërkurës në kryeqytet. Policia bën me dije se dy personat janë goditur
nga një automjet, i cili është larguar nga vendngjarja.
Autori i aksidentit është kapur pak minuta më pas në vendin e njohur si mbikalimi i doganës.
Të plagosurit identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë çuar në spital me makina të rastit.
Sipas policisë autor i dyshuar i ngjarjes është 23-vjeçari Aldo Lekaj, i cili udhëtonte me automjetin tip ”VOLKSWAGEN” me targa AA535IA.
Top Channel