Motra e Danjela Meçollarit: E dinim për lidhjen intime

09/01/2014 00:00

Familjarët e Danjela Metollarit, madje edhe bashkëshorti i saj ishin në
dijeni të lidhjes që 30- vjeçarja kishte me Bashkim Latollarin, njeriun
që do t’i merrte jetën.

Dëshmia jepet nga motra e Danjela Meçollarit, e cila dy ditë pas ngjarjes makabre në Gjonomadhë të Korçës, ku 2 çifte bashkëshortësh u ekzekutuan nga dora e një personi të vetëm, rrëfen se motra e saj ndihej vazhdimisht e kërcënuar dhe e dhunuar nga Bashkim Latollari.

Në një prononcim për mediat ditën e sotme motra e Danjelës, Miranda tregon se të gjithë familjarët e saj kishin frikë nga Bashkimi dhe për këtë arsye nuk mund ta denonconin. Ajo tregon gjithashtu se Danjela e donte Bashkimin, por nuk pranonte të divorcohej për hir të fëmijëve, ndërsa shton se fëmija 4-vjeçar nuk është i Bashkimit por i Belimonit, bashkëshortit të Danjelës. Sipas saj, ky i fundit është shkaktar i vërtetë i tragjedisë, pasi luante bixhoz dhe shiste çdo gjë në shtëpinë e motrës së saj.

Gjithashtu, familjarët e Daniela Meçollarit kanë kërkuar nga drejtësia të japë dënim maksimal për Bashkim Latollarin, në të kundërt ata do të hakmerren vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA