Gjirokastër, pa patentë, 35 të shoqëruar

09/01/2014 00:00

Policia e qarkullimit rrugor në qarkun e Gjirokastrës ka njoftuar se
vetëm gjatë dhjetorit janë shoqeruar 35 persona për drejtim të mjeteve
pa dëshmi drejtimi mes tyre shumë të mitur.

Policia ka bllokuar disa mjete ndërsa është duke penalizuar me masa administrative qindra drejtues për tejkalimin e limiteve të shpejtësisë dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit. Masat sipas shefit të sektorit të qarkullimit Artan Osmani kanë parandaluar aksidentet rrugore.

Vitin e kaluar sipas zyrtarëve të qarkullimit vetëm 20% e gjobave arritën të shlyeshin ndërsa këtë vit vlera ka arritur në 60%.

Megjithatë qindra drejtues mjetesh kanë drejtuar ankesa për mekanizmin e vjeljes së detyrimeve. Edhe qytetarët që kanë ankimuar gjobat e vendosura në distancë dhe pa dijeninë e drejtuesve të mjeteve përgjatë vitit 2013 janë të shumta.

Top Channel