Ekstradohet ish-anëtari i bandës së Gaxhait

09/01/2014 00:00

Ekstradohet nga Italia Edmond Leskaj, i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata për akuzat e vrasjes, pengmarrjes dhe gjobëvënies.

39-vjeçari Leskaj fshihej prej vitesh në Itali. Ai ka qenë pjesë e bandës së Gazmend Brakës në Vlorë, njohur ndryshe si Banda e Gaxhait, gjatë trazirave të vitit 1997. Leskaj ishte në listën e të shumëkërkuarve ndërkombëtar të Interpol Tiranës, i shpallur në kërkim për veprat penale të krijimit të bandës së armatosur, vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim, vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe gjobëvënie ndaj biznesmenëve të qytetit të Vlorës.

Që prej gushtit të 2008-ës ai mbahej i arrestuar nga autoritetet italiane për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa të enjten Policia e Tiranës njoftoi se ai i është dorëzuar në Aeroportin e Rinasit përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta