Durrës, makina e përdorur nga grabitësit, e vjedhur

09/01/2014 00:00

Makina fuoristradë e tipit Range Rover, me ngjyrë të bardhë, me targa
angleze, e përdorur nga grabitësit e 2 kambistëve disa ditë më parë në
Durrës rezulton të jetë e vjedhur vitin e shkuar në Sukth.

Denoncimi për grabitjen e saj ishte bërë në polici nga pronari i automjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Automjeti i përdorur nga grabitësit u gjet ditën e djeshme në Laç, i braktisur në një rrugicë të fshatit Adriatik.

Nga ana e saj policia vijon hetimet lidhur me grabitjen e rreth 100 mijë USD dy kambistëve Rajmond Çollaku, Arben Çuni në Durrës, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar mbi 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA