“‘Po nuk doli në media, nuk ka ndodhur’. Kjo është filozofia e qeverisë
dhe e Ministrit të Brendshëm përsa i përket luftës ndaj kriminalitetit”.

Me kete qendrim, Partia Demokratike akuzoi ministrin e Brendshem Saimir Tahiri se po perpiqet te manipuloje opoinion pubik me te dhenat per krimin. Sipas opozites, zoti Tahiri ka urdheruar mosregjistrimin e plote te ngjarjeve ne terren dhe akoma me keq, po perpiqet te ndikoje median per te mos raportuar lajmet e kronikes se zeze.

Deputeti Arben Ristani, i cili ka kryer detyren e zëvendësministrit te Brendshem, nuk permendi ndonje rast konkret te intimidimit te medias nga ministri i Brendshem apo zyrtare lokale te policise, per te mos raportuar ngjarjen, por foli per perpjekje te Qeverise per te mos konfirmuar lajmet dhe fshehjen e tyre.

“Në dhjetor, sipas burimeve zyrtare, kanë ndodhur dy ngjarje të rënda në Tiranë, një vendosje tritoli në një biznes në zonën e ‘Pallatit me Shigjeta’ dhe një grabitje me armë në zonën e Yzberishtit. Të dyja këto ngjarje që nuk janë pasqyruar në buletinet e policisë, ndërkohë informacioni nuk i është dhënë as medias.Fshehja e krimeve ka pasoja shumë të rënda publike. E para qytetarët e dëmtuar ndihen të tradhëtuar kur shohin se ngjarja e rëndë ndaj tyre mbahet sekret, ndërkohë krimi vetëstimulohet edhe më shumë duke qenë se nuk bëhet publik aktiviteti i tij”, tha Ristani.
 
Sipas Partise Demokratike perpjekja e ministrit te Brendshem per manipulimin e te dhenave eshte pasuar me rritje alarmante te kriminalitetit, qe, sic thote opozita, duke permendur vrasjet, grabitjet me dhe pa maska, eshte rritur ne proporcion te drejte me arbitraritetin dhe paaftesine e qeverise per te siguruar rendin dhe qetesine e qytetareve. 

“Pasiguria e qytetarëve është rritur, sepse Ministri i Brendshëm bën shfaqje mediatike dhe në vend të përgjegjësisë, ushtron trukimin e të dhënave.Gjobat dhe arbitrariteti i policisë ndaj qytetarëve jane shtuar. Qarkullon një urdhër në radhët e uniformave blu në Tiranë, se duhen vënë çdo ditë 1000 gjoba. Nuk ka rëndësi se sa shkelje ka, si dhe ku lëvizin qytetarët me automjetet e tyre. Qeverisë i duhen 1000 gjoba në ditë. Ky është urdhër. Bravo çuna! Hakmerruni pa ligj e pa rregulla, por deri kur do mund ta bëni këtë?” tha Ristani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA