Në burg at e bir, dhunuan 39-vjeçaren

08/01/2014 00:00

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat at e bir, Gjergj dhe Pjetër Arapi, përkatësisht 45 dhe 17 vjeç.

Dy të arrestuarit akuzohen se kanë dhunuar gruan dhe nënën, 39-vjeçaren Vojsava Arapi, dhe me pas kane i prerë dhe flokët, akt ky që në kanun lidhet me ndëshkim publik për çështje të rënda morali.

Bashkëshorti i kërkoi falje publike së shoqes dhe opinionit publik duke deklaruar se e ka kryer krimin për shkak të alkoolit të konsumuar, xhelozisë, mungesës së shkollimit dhe mentalitetit mirditor te cilit i perket, i nxitur nga kthimi vonë i gruas, pas meshes ne kishe, në shtëpi.

Dhe 17-vjeçari u la ne burg pa afat ne nje sance qe u mbajt me dyer te mbyllura dhe ku ai ka mohuar te gjitha akuzat e bera.Ai tha se është i pafajshëm dhe se prindërit po grindeshin për dyshimet e babait ndaj Vojsavës, nënës së tij. Djali pohoi se nuk ishte rasti i pare i dhunes ne familje dhe se gjithnje policia e kishte lene te lire te atin.

Top Channel