Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Banesa e Hadërajve një prej godinave dikur më monumentale në qytetin e
Gjirokastrës ka shembur një pjesë të krahur të saj perëndimor.
Degradimi që në fakt ka filluar vite më parë që kur godina ishte e banuar nuk është ndalur. Banorët e fundit u larguan prej këtëj 2 vite më parë prej rrezikut të shembjes. Pak muaj pas brakstisjes banesa shembi çatinë, kur u përfshi nga një zjarr masiv prillin e kaluar.
Sipas Dorian Ceribashi inxhinier pranë Drejtorisë së Monumenteve rreziku është evident, por mungesa e fondeve e bën të pamundur cdo ndërhyrje restauruese për momentin.
“Duhen kryer ndërhyrje të mëdha tek ndertesat. Me këtë ngjarje por edhe të tjera që kanë ndodhur më parë, duhet rifreskuar projekti restaurues”, thotë Dorian Ceribashi, inxhinier pranë Drejtorisë së Monumenteve.
Për disa vite rrjesht ka ekzistuar një projekt restaurimi për këtë banesë 250 vjecare, projekt i cili parashikonte restaurimin e catisë prej 516 m² ,por në kushtet aktuale sipas specialistëve projekti duhet riparë pasi degradimi ka përfshirë të gjithë strukturën e godinës.
Top Channel