
Eshte gjetur në periferi të Laçit automjeti tip fuoristradë i përdorur
nga autorët e grabitjes së kambistëve në qytetin e Durrësit, ndërsa ende
nuk ka shenjë nga ata që realizuan krimin.
Drejtoria e policise se qarkut Durres beri te ditur se gjate kerkimeve ne terren u be i mundur lokalizimi dhe gjetja e automjetit. Ne drejtim te Laçit eshte nisur drejtori i policise se Durresit, si dhe anëtare te grupit hetimor per te kryer veprimet poceduriale.
Nderkohe vijojne me intensitet kontrollet ne drejtim te identifikimit dhe kapjes se autoreve. Ne kete kuader jane shoqeruar 24 persona per te dhene deshmi qe mund te cojne ne zbardhjen e ngjarjes, perfshire dhe verifikimin e personave me precedentë kriminale ne fushen e vjedhjeve me dhune. Policia ben te ditur se ka marre dhe filmimet e fiksuara nga kamerat e sigurise te disa prej subjekteve private qe ushtrojne aktivitetin ne zonen ku ndodhi grabitja.
Sipas deshmitareve, autoret, nga veshja dhe maskimi, te jepnin pershtypjen e personave qe bejne pjese ne forcat speciale. Ata kane perdorur arme zjarri dhe nje shkop per te shmangur rezistencen e kambisteve dhe marre çanten brenda se ciles ndodheshin para ne vleren e 10 milionë lekeve.
Top Channel