Arrest shtëpie për Shtjefën Lleshin

08/01/2014 00:00

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me
burg, në arrest shtëpie për ish-kryetarin e gjykatës së Pukës Shtjefën
Lleshi i akuzuar per vepren penale te korrupsionit.

Lleshi u ndalua pas denoncimit ne emisionin ‘Fiks Fare’, te nje afere korruptive ne gjykaten dhe prokurorine e Pukes per t’i ndryshuar masne e sigurise disa personave.

Pas hetimeve te nisura nga njesia taks-force kundër krimit ekonpomik dhe korrupsionit ne propkurorine e Tiranes, ndaj Shtjefen Lleshit gjykata e Tiranes vendosi masën e sigurise arrest me burg.

Por paraditen e se merkures Gjykata e Apelit vendosi te liroje Lleshin, duke caktuar ndaj tij masën e sigurise arrest shtepie. Perveç Lleshit, per aferen korruptive u ndaluan, sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau, kancelarja, Meliha Kuka, prokurori Pëllumb Prençi, si dhe avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi, te cilet po hetohen nen masat e sigurise arrest me burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA