Shkatërrohet plazhi i Fushqetit   

07/01/2014 00:00

Plazhi i Fushqetës në Kepin e Rodonit është shkatërruar përfundimisht
nga ky mjet i rëndë që për disa ditë rresht ka gërmuar duke marrë rërën e
plazhit.

Rera eshte perdorur per nje ndertim ne nje nga lartesite e Kepit, ndertim qe duket se nuk ka asnje leje nga komuna, apo leje mjedisore. Kjo konfirmohet nga komuna Ishem prane se ciles nuk ka asnje kontakt per leje apo leje per ndertim ne ate zone. Nje mjet i rende dhe tre kamione kane germuar dhe transportuar gjithe reren e plazhit duke e shkaterruar perfundimisht. Marrja e inerteve ne breg te detit eshte teresisht e ndaluar por kjo nuk ka ndalur personat qe kane nisur te germojne, hapin nje rruge te re dhe ndertojne ne kete zone.

Individë që nuk janë banorë të zonës jane vene ne pronesi te tokes dhe kanë nisur ndërtimin disa muaj më parë, pa marrë asnjë kontakt me pushtetin vendor dhe duke dëmtuar seriozisht bregdetin. Në komunën e Ishmit, në territorin e së cilës ndodhet plazhi dhe zona ku po bëhet ndërtimi bëjnë të ditur se objekti është pa leje dhe subjekti ndërtues i panjohur prej tyre.

Organet komunalë kanë ndërhyrë duke kërkuar pezullimin e punimeve dhe më pas prishjen e themeleve të çelura, duke i kërkuar ndihmë dhe Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar, që ka bërë pezullimin e punimeve vetem nje dite me pare.

Top Channel