Maqedoni, shqiptarja kapet me 2 kg heroinë

07/01/2014 00:00

Policia e Maqedonisë ka sekuestruar mëngjesin e të martës një sasi prej 2
kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë dhe ka vënë në pranga një
shtetase shqiptare që po e transportonte atë.

Droga u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrolli të ushtruar në autobusin e linjës Stamboll – Shkup, në pikën e kalimit të Bogorodicës, mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Autoritetet doganore theksuan se droga u gjet në trupin e një shtetaseje shqiptare, me inicialet A.K nga Tirana, e cila disa pako të mbushura me drogën i kishte lidhur rreth trupit të saj. Gjatë rrëfimit të saj përpara autoriteteve ajo ka pranuar se për transportimin e drogës ishte paguar 300 euro nga një shtetas i panjohur turk.

Policia maqedonase ka vendosur masën e paraburgimit me akuzën e ngritur për trafikim të lëndëve narkotike ndaj A.K, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur identitetin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA