Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin per transferimin e çeshtjes se kryetarit te bashkise se Vlorës ne Gjykaten e Tiranes.

Sipas saj kjo argumentohet pasi eshte krijuar bindja se situata lokale e pretenduar dhe pasojat që mund të vijnë prej saj, do të ndikojnë në moszhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor për palët në proces, per shkak se njeri prej të pandehurve, Shpëtim Gjika, është në funksionin e Kryetarit të Bashkisë Vlorë.

Ne vendimin e zbardhur thuhet se fakti qe Shpetim Gjika eshte kryetar bashkie ka bere qe ne ato seanca gjyqesore qe jane zhvilluar ne qytetin e Vlores jane zhvilluar po ashtu aktivitete publike ne mbeshtetje te tij.

Hetimet per dosjen Imami

Njesia task-force pritet te dergoje keto dite nente flete-thirrje ne funksion te hetimeve qe po kryhen per kallëzimin e Ministrise se Mbrojtjes ndaj pese funksionareve te ketij institucioni, mes tyre edhe ndaj ish-ministrit Arben Imami.

Mesohte se do te ftohen per t’u pyetur anetaret e Komisionit te Specifikimit te Ofertes dhe Komisioni te Vleresimit te Ofertes, per te pare fillimisht se mbi çfare kriteresh jane percaktuar firmat per gare dhe mbi çfare kriteresh eshte shpallur fituesi per spotet televizive.

Por grupi i hetimit thekson se ne rast se do te verehen shkelje nga ish-ministri i Mbrojtjes Imami atehere do te shpallet mos kopetenca dhe fashikujt e hetimit do t’i percillen organit qendror te hetimit.

Pushohen hetimet ndaj QSUT-së

Nente muaj pas kallzimit te Kontrollit te Larte te Shtetit per disa ish-drejtues te Qendres Spitalore “Nene Tereza”, prokuroria pushon hetimet  pasi nuk u gjeten elemente te vepres penale. Te kallëzuar nga KLSH ishin ish-drejtori i pergjithshem i QSUT-së Saimir Ivziku, ish-drejtori i Burimeve Njerezore Ibrabhim Shatri dhe drejtoresha e Edukimit Alketa Ilo.

Prokuroret thone se nuk u gjet shkelje te detyres, pasi punesimi i gati 100 personave me shume se struktura eshte bere per nevoja te spitalit dhe jo per shkaqe te tjera verejne prokuroret.

Prokuroria e Krimeve te Renda heton per terrorizem

Prokuroria e Krimeve te Renda do te drejtoje hetimet per ngjarjen e fillimvitit dhe qe dyshohet se ka lidhje me nje akt terrorist ne shperthimine nje shtylle te tensionit te larte te interkonjeksionit Tirane-Podgorice.

Lajmi konfirmohet nga burime te kesaj Prokurorie, te cilat pritet te kryesojne hetimet edhe per shperthimin e ndodhur ne Pogradec, ne banesen e kreut te PD-së, Luan Lipo.

Top Channel