Tiranë-Elbasan, rruga e lënë në mes

06/01/2014 00:00

Aksi nacional Elbasan-Tirane, i inauguruar perpara zgjedhjeve te 23
qershorit ka pesuar demtime serioze ne disa pjese te tij. Rruga eshte
mbushur me gropa sidomos ne hyrje dhe dalje te urave.

Gjithashtu ne kete aks eshte demtuar edhe sinjalistika dhe bordurat mbrojtese anes saj. Me nisjen e reshjeve problemeve te shumta u eshte shtuar edhe renia e gureve duke e bere kete nje aks problematik dhe te rrezikshem per drejtuesit e mjeteve. Vete ata shprehen se çarjet qe ka pesuar rruga, pervec demtimeve te mjetit, jane burim aksidentesh

Ky aks rrugor u perurua me nxitim, ende i paperfunduar, perpara zgjedhjeve te 23 qershorit, nderkohe punimet ketu jane nderprere dhe nuk dihet kur do te rinisin. Madje ne rruge nuk sheh asnje punetor qe te kujdeset per mirembajtjen e saj. Vete drejtuesit e mjeteve shprehen se prej kohesh tashme nuk shihet asnje makineri ne pune.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta