Sfidat e Prokurorisë për 2014

06/01/2014 00:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë një mbledhje me strukturat e drejtësisë të Prokurorisë së Përgjithshme ka paraqitur sfidat e institucionit që drejton për vitin 2014.

Sipas Llallës lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar janë prioritare, ndërsa ka vecuar edhe krimet kibernetike, që sipas Llallës, kërkojnë një vëmendje të vecantë për shkak të sofistikimit dhe rasteve të shtuara.

Në këtë kontekst kryeprokurori Llalla kërkoi në radhë të parë një rritje të kontrollit sa i takon performancës dhe cilësisë së hetimit nga prokurorët në gjithë prokuroritë e rretheve si dhe atyre të apelit.

Duke konstatuar një rritje të ndjeshme të ngarkesës në punë, Llalla u kërkoi prokurorëve një impenjim dhe nivel profesional më të lartë. Ai kërkoi hetim sa më të shpejtë dhe objektiv për cështjet e filluara vitin e kaluar në mënyrë të vecantë për ato cështje që kanë edhe impakt të lartë tek publiku.

Gjatë takimit kryeprokuroi i kërkoi Drejtorisë Gjyqësore që të angazhohet në bindjen e Gjykatës së Lartë për nxjerrjen e vendimeve unifikuese, të cilat do të standardizojnë praktikën për trajtimin e njëjtë të rasteve të ngjashme.

Në fund kryeprokurori kërkoi që ekspertë autoteknikë dhe ata kontabël të jenë pjesë e prokurorisë me qëllim për të patur rezultate më të shpejta dhe me cilësi të lartë profesionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA