Sarandë,kapet me 10 kg kanabis,pranga 22-vjeçarit
06/01/2014 00:00
Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është kapur me
10 kg kanabis. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se është
arrestuar Besian Çekani nga fshati Gostim i Librazhdit.
Pasi në automjetin tip Toyota me targa AA 880 HL është gjetur sasi e drogës.
Policia thekson se arrestimi i tij u bë në vendin e njohur si Ura e Gajdarit, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të 22-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Top Channel