Një shperthim eksplozivi ka tronditur pak para mesnate qytetin e
Pogradecit. Ngjarja është regjistruar në lagjen 5, teksa eshte vendosur
ne deren e baneses se kreut te PD ne qytetin e Pogradecit Luan Lipo.

Fillimisht policia ka dyshuar se ne banesen e kreut te PD eshte vendosur tritol, por me tej ka rezultuar te ishte nje bombe shperthimi i se ciles fatmiresisht ka shkaktuar vetem deme materiale. Vete kreu i PD, Luan Lipo pasi ka deshmuar ne polici ka rrefyer ngjarjen duke hedhur dyshime se ngjarja mund te kete motive politike.

Policia ka nisur hetimet per rastin duke shoqeruar mbi 20 persona 7 prej te cileve ne cilesine e te dyshuarve.

PD dënon atentatin në Pogradec

Partia Demokratike reagoi për këtë ngjarje përmes zëdhënëses, duke e konsideruar atë si një tregues i përkeqesimit të situatës së rendit dhe sigurisë publike.

PD kerkoi nga policia dhe prokuroria zbardhjen sa me shpejt te kesaj ngjarjeje.

“Partia Demokratike është në krah të zotit Luan Lipo dhe të familjarëve të tij që janë tronditur jashtë mase nga kjo ngjarje e rëndë. Qëkur ka ardhur në pushtet kjo qeveri ka krijuar dhe nxitur një klimë agresiviteti ndaj opozitës, kërcënime në Parlament dhe dhunë shtetërore e kriminale ka pasur vazhdimisht në këto muaj ndaj demokratëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje Qeverisë të heqë dorë nga skenari i kërcënimit të kundërshtarit politik, pasi ky është një skenar me pasoja shumë të rënda për vendin”, tha zëdhënësja Laura Vorpsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA