
Në kundërshtim me rregullat e FIFA-s, futbollistët hebrenj në Izrael mund të zbresin në fushën e lojës me kapelen e tyre fetare që quhet “kippah”.
Lajmin e bën të ditur gazeta ‘Maariv’, sipas të cilës Federata e Futbollit të Izraelit nuk ka mundur dot të përballojë presionin e sportistëve besimtarë për këtë çështje.
Javën e kaluar, në përputhje me rregullat e FIFA-s, Federata kishte ndaluar kategorikisht mbulimin e kokës nga ana e lojtarëve, qoftë me kapele hebraike apo muslimane. Arbitrave u është kërkuar që të sinjalizojnë këtë shkelje të rregullit dhe lojtarët janë paralajmëruar se do të ndëshkohen nëse thyejnë rregullin.
Por, presioni nga ana e lojtarëve besimtarë ka qenë i madh dhe Federata është detyruar të bëjë një hap pas duke lejuar mbulimin e kokës.
Top Channel