Dita e Ujit të Bekuar

06/01/2014 00:00

Pagezimi i Krishtit në ujërat e lumit Jordan është një nga ditët festive
që besimtarët ortodoksë në gjithë vendin festojnë me hedhjen e kryqit
në ujë.

Ne qytetin e Gjirokastres mesha e kesaj dite eshte mbajtur ne Kishen e kryeengjejve ndersa kryqi eshte hedhur ne ujrat e lumit Drino. Ceremoni te ngjashme jane zhvilluar edhe ne Permet, Sarande dhe gjithe zonat e banuara nga besimtaret ortodokse.

Ne Elbasan ceremonia per diten e ujit te bekuar zhvillohet ne dy kisha. Ceremonia u zhvillua nga Kisha e Shen Kollit ne nje kompleks pishinash ne periferi te qytetit dhe kryqi u kap nga 17-vjeçari Klajdi Karaj. Ceremonia e dute u zhvillua ne kishen e Shen Marise ne Kala qe drejtohet nga At Nikolla Marku.

Qindra besimtarë ortodoksë ne qytetin e Durresit morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi eshte hedhur nga kleriket ne det dhe nje grup te rinjsh garuan per ta gjetur ate. Dita e Ujit të Bekuar nisi me meshën e Epifanisë në kishën e Shën Astit dhe Shën Pavlit, për t’u zhvendosur drejt portit detar ku u zhvillua ceremonia e shenjtërimit simbolik të ujërave, që përcjell mesazhin e shpëtimit dhe të domosdoshmërisë së pagëzimit për çdo besimtar.

Edhe ne qytetin e Korces eshte zhvilluar kjo ceremoni. Ne kete zone ne shume fshatra dita e ujit te bekuar eshte nje nga festat me te rendesishme. Ne fshatin Polene, jane mbledhur qindra besimtare ne breg lumit te Dunavecit ku fillimisht at Ilia Kotmilo ka kryer ritualin e bekimit te kryqit dhe me tej e ka hedhur ate ne lume ku dhjetra te rinj kane vershuar per ta gjetur ate. Kremtimi ka vijuar edhe me festen e Karnavaleve, e cila ka pushtuar qendren e fshatit.

Kleriket e Beratit kane hedhur kryqin ne ujrat e lumit Osum ne nje ceremoni qe ka nisur te festohet pas vitit 1990 ne menyre masive. Ne festen e organizuar nga besimtaret ortodokse ne qytetin e Beratit mori pjese edhe kryeparlamentari Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA