Pogradec, ndërtimi i pezulluar që vazhdon

05/01/2014 00:00

Ndërtimi pa leje në afërsi të fshatit Hudenisht në Pogradec, pista e të cilit ka pushtuar bregun e Liqenit të Ohrit duke depërtuar deri në ujë, është bllokuar nga Policia e Korçës një ditë më parë.

Ndërkohë që policia ka bërë të ditur se ndiqet penalisht në gjendje të lirë pronari i tij, duket se asgjë nuk e ka ndalur vijimin e punimeve. Policia e Pogradecit njoftoi se Lorenc Goca, 42 vjeç, banues në Korçë, po procedohet penalisht sepse u kap në flagrancë duke ndërtuar një pistë në bregun e liqenit të Ohrit, në afërsi të fshatit Hudënisht, pa dokumentacionin përkatës.

Por, pavarësisht këtij veprimi, policia ka konstatuar vijimin e punimeve në pistën e cila ka krijuar edhe ndotje të dukshme në liqen si pasojë e inerteve të depozituara për ndërtimin e saj.

Reagimi i bluve të Korçës ka qenë i menjëhershëm dhe ka bërë që 3 prej punëtorëve të shoqërohen në komisariatin e qytetit të Pogradecit, ndërkohë që do të vijojnë më tej hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA