Gomone me drogë nga Shqipëria

05/01/2014 00:00

Një operacion i dyfishtë i repartit operativ aerodetar i rojeve financiare të Barit, gjatë një patrullimi të brigjeve pas sinjalizimit të një peshkatari rreth 200 metra larg bregut, bllokoi nje gomone pesë metra të gjatë.

Mjeti lundrues i braktisur kishte në bord 32 çanta me marijuanë (gjithsej 360 kilogramë) dhe u nxorr në breg nga motovedetat ushtarake. Njëkohësisht, u bë edhe shoqërimi i një 22-vjeçari me origjinë nga Vlora, i cili pati kërkuar ndihmë sepse ishte në prag hipotermie, pas një kohe të gjatë të kaluar në ujë dhe në të ftohtë.

Ai është çuar menjëherë në spital e më pas është marrë në pyetje. Hipoteza është e një sasie droge të sjellë nga Shqipëria, hipotezë që forcohet nga vendi ku është gjetur gomonia dhe i riu shqiptar. Po kryhen kontrolle edhe në zonat përreth, për të verifikuar nëse ai ka pasur bashkëpunëtorë, që udhëtonin me të apo që e prisnin në breg.

Durrës, sekuestrohen 26 kg kanabis

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 26 kg kanabis sativa gjatë natës së kaluar në portin e Durrësit.

33-vjeçari Leonard Bisku nga fshati Ballas i Kavajës, emigrant  në Itali, ka tentuar të kalojë drejt shtetit fqinj këtë sasi droge. Bisku e kishte fshehur sasinë e bimës narkotike në brendësi të 6 gomave aktive të kamionçinës së tij. Në momentin që i riu po kryente procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës Durres-Bari me të cilin do të udhëtonte, shërbimet policore, pas një kontrolli të imtësishëm, kanë konstatuar sasinë e drogës së fshehur.

I riu nga Kavaja është arrestuar menjëherë nga shërbimet policore për të vijuar më tej me procedurat hetimore.

Nga hetimet paraprake rezultoi se sasia e drogës kishte si destinacion tregun e Firences, ku 33-vjeçari është dhe rezident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA