Ditet e festave kanë shënuar intensifikimin e abuzimeve me prerjen e paligjshme të pemëve në pyjet e Korçës.

Abuzuesit kanë përfituar nga atmosfera festive dhe ngarkesa e këtyre ditëve për të rritur aktivitetin e paligjshëm të shfarosjes së pyjeve, marrë shkas dhe nga rritja e kërkesës për dru në këto ditë dimri.

Fenomeni që përsëritet cdo vit nuk është ndalur, megjithëse Drejtoria e Shërbimit të Pyjeve ka rritur kontrrollet duke bërë të mundur edhe kapjen e një pjese të abuzuesve.

Ndërsa këto kontrolle janë përqendruar në pyjet e Korçës dhe Parqet Kombëtare, Parku i Lozhanit mbetet më i sulmuari nga abuzuesit e paligjshëm.

Krimi i prerjes pa kriter të pyjeve nuk kursehet as tek drunjtë e rinj, duke rritur në mënyrë të parikuperueshme dëmin ndaj tyre.

Ajo që bie në sy është se sipas shërbimit pyjor, abuzuesit janë të njëjtët cka dëshmon për mungesën e efikasitetit të masave ndaj tyre.

Nga Drejtoria e Shërbimit të Pyjeve raportohet se janë kapur 4 furgona me dru dhe dhjetra persona të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndaj të cilëve, sipas saj, janë marrë edhe masat përkatëse. Drejtoria e Pyjeve konfirmon se këtë vit do të rritet kontrolli në zonat më të prekura.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta