Qendra për eficencën e energjisë

04/01/2014 00:00

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, u bëri apel qytetarëve që të përdorin më me eficencë energjinë elektrike, pasi në këtë mënyrë jo vetëm ruhen burimet, por edhe kostot janë më të ulta.

“Kursimi i energjisë është një nevojë që e dikton koha. Jo vetëm për rastin e Shqipërisë, përtej problemeve të mëdha që kemi dhe me humbjet, pikërisht ky është një element më shumë që njerëzit të bëhen koshientë, që është shumë e rëndësishme se si ta përdorim energjinë në mënyrë më eficente. Dhe kjo fillon që nga godinat, që nga mënyrat e tjera të përdorimit të energjisë, në mënyrë që konsumi të ulet, pasi nevoja për energji do të vijë duke u rritur, por jo pa limit, e mbi të gjitha ka një kosto mbi mjedisin”, është shprehur ministri Gjiknuri.

Duke vazhduar mendimin, ministri tha se qeveria po përgatit edhe akte ligjore për eficencën e energjisë.

“Do të përgatisim edhe paketat e reja ligjore, që edhe Shqipëria të jetë në të njëjtën valë me zhvillimin e vendeve europiane, sa i përket eficencës energjitike, që do të thotë kode më të mira për ndërtimin, kode më të mira për elementë për ngrohjen, e për shumë elementë të tjerë që konsumojnë energji për t’iu përshtatur, në mënyrë që të ketë detyrime të qarta publike në këtë drejtim”, shtoi ministri Gjiknuri.

Deklarimet e Gjiknurit u bënë gjatë përurimit të zyrës së eficencës së energjisë, pranë Agjencisë së Burimeve Natyrore, ku qytetarët mund të marrin informacion mbi përfitimet. Hapja e kësaj zyre është mundësuar nga qeveria gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA