Nishani në SHBA, fton sipërmarrësit shqiptarë

04/01/2014 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ftuar investitorët nga diaspora ne SHBA, të investojnë edhe në Shqipëri.

Në nisje të vizites zyrtare në Shtetet e Bashkuara, kreu i shtetit u takua fillimisht me Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa.

Presidenti shprehu rëndësinë për të pasur një diasporë të bashkuar rreth interesave kombëtare në mënyrë që proceset e integrimit të Shqipërisë, të Kosovës dhe të ndryshimit të imazhit të shqiptarëve në botë të avancohen cilësisht.

Duke i vleresuar marredheniet Shqiperi – SHBA paresore dhe strategjike, zoti Nishani tha se roli dhe aktiviteti i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan është i rëndësishëm në tërësinë dhe në rrjedhën pozitive të këtyre marrëdhënieve.

Nga ana e tij, zoti Mustafa kërkoi nga Shqipëria dhe Kosova që t`u kushtojnë më shumë vëmendje përfaqësive diplomatike në ëashington D.C. dhe organizatave që punojnë për të lobuar pranë Kongresit dhe Administratës Amerikane për të mbështetur shqiptarët dhe zhvillimet demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Top Channel