Me pankarta ku shkruheshin emrat e shteteve që janë të përfshira në konflikte  dhe me mesazhe paqeje karvani  me  qytetarë të moshave të ndryshme me në krye drejtuesit klerik  ka marshuar  në rrugët kryesore të qytetit për t’u ndalur para bashkisë së qytetit ku dhe është mbjellur një pemë ulliri  simbol i paqes.

Arqipeshkvi i Shkodrës Angjelo Masafra dhe kleriku i kishës ortodokse At Nikolla Petaninë në fjalën e tyre përcollën mesazhin e vllazërimit, faljes të popujve dhe familjeve që vuajnë nga ngujimi në vendin tonë.

Gjithashtu mjaft domethënës ishte mesazhi i qytetarit Sokol Hili i cili kishte falur gjakun dhe i kishin falur gjakun. Ai u bëri thirrje të gjitha familjeve të ngujuara të falin dhe të pajtohen.

Në fund të këtij aktiviteti para Bashkisë së qytetit nga organizatorët është mbjellë dhe një pemë ulliri si simbol i paqes.

Top Channel