Kanceri kërcënon njerëzimin

04/01/2014 00:00

Bota përballet me një dallge batice të kancerit dhe nevoja e fokusimit
tek parandalimi i kësaj sëmundje përmes reduktimit të duhanpirjes,
frenimit të obezitetit apo konsumit të alkoolit, është reale.

Paralajmerimi vjen nga shkencetaret e Organizates Boterore te Shendetesise, te cilet profetizojne shtim te rasteve ne 24 milione ne vit deri ne 2035-sen  edhe pse gjysma e tyre, mund te parandalohen. per OBSH-ne, niveli i naivitetit lidhur me ndikimin e jashtezakonshem qe dieta ushqimore ka tek perhapja e kancerit, eshte alarmues.

Aktualisht, 14 milione njerez ne vit diagnostikohen me kancer; deri ne 2025-sen kjo shifer parashikohet te mberrije ne 19 milione, 22 milione deri ne 2030-ten e 2035 duhet ta gjeje 24 milione.  E thene ndryshe, ne 20 vjet, numri i rasteve te kancerit do te rritet me 75%.  Me se shumti, kjo rritje do te preke te preke vendet e zhvilluara.
 
“Barra globale e kancerit po rritet, dhe shume dukshem madje, pasoje e plakjes se popullsive dhe rritjes se popullates ne mbare boten. nese i hedhim nje veshtrim kostos se trajtimit te kancerit, ajo po del jashte kontrollit, edhe ne vendet me te ardhura te larta. parandalimi eshte i nje rendesie kyce, dhe deri diku, duhet ta them, se eshte neglizhuar”, tha Chris ëild, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti i sivjetshem i organizates per kete semundje, citon si shkaqe kryesore te prekjes prej saj duhanpirjen, infeksionet, alkoolin, mbipeshen dhe mungesen e aktivitetit fizik, ndotjen e ajrit dhe te tjere faktore mjedisore, shtyrjen e moshes se te qenit prind, shmangien e gjidhenies, dhe sigurisht, dieten e varfer ushqimore. Ne shumicen e vendeve, kanceri i gjirit eshte forma me e perhapur tek femrat, ndersa ai i qafes se mitres, shkaktuar me se shumti nga papiloma virus, eshte dominues ne pjesen me te madhe te Afrikes.

4 Shkurt, dita botërore kundër kancerit

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime ndaj Kancerit, agjenci e specializuar
e Organizatës Botërore për Shëndetësinë për sëmundjet kanceroze, ka
publikuar raportin e kancerit nëpër botë për vitin 2014,
një ditë para 4 Shkurtit, të njohur si Dita Botërore Kundër Kancerit.

Raporti zbulon se si barra e kancerit është duke u rritur me një shpejtësi alarmuese dhe thekson nevojën për implementimin urgjent të strategjive parandaluese për të frenuar sëmundjen.

Në vitin 2012, barra globale e kancerit u rrit në përafërsisht 14 milionë raste të reja në vit, një shifër që pritet të rritet në 22 milionë çdo vit brenda 2 dekadave të ardhshme.

Kanceri, diagnoza e hershme dhe trajtimi shpëtojnë jetë

Në përballjen me kancerin, nisja e trajtimit të duhur sa më shpejt të jetë e mundur është çelësi i suksesit. Një kërkesë e rëndësishme për këtë është diagnostikimi në fazat e hershme të tij.

8,2 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit kudo në botë dhe 1,2 milionë prej këtyre janë në Azinë Jug-lindore, ku të paktën 1,7 milionë raste të reja me kancer janë diagnostikuar vit pas viti.

Për gratë, në këtë rajon, kanceri i gjirit dhe i mitrës janë rastet më të zakonshme, ndërkohë që për burrat shquhen ato të mushkërive dhe zgavrës së gojës.

Rreth Programit për Kontrollin e Kancerit

Misioni kryesor i Programit të Kontrollit të Kancerit, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është të promovojë planet dhe programet e politikave për kontrollin kombëtar të kancerit, të integruara me sëmundjet jo ngjitëse dhe probleme të tjera të ngjashme.

Funksionet kryesore të këtij programi të OBSH janë përcaktimi i normave dhe standardeve, promovimi i survejimit, inkurajimi për parandalim bazuar mbi evidenca, kapja e hershme e tyre, trajtimi dhe lehtësirat në përshtatje me mjediset e ndryshme socio-ekonomike.

Por, çfarë është kanceri?

Kanceri është një term i përgjithshëm për një grup të madh sëmundjesh, të cilat mund të prekin çdo pjesë të trupit të njeriut. Terma të tjerë të përdorshëm janë tumore malinje dhe neoplazmë (ënjtje).

Një tipar përcaktues i kancerit është krijimi i shpejtë i qelizave jonormale, të cilat rriten përtej kufijve të zakonshëm të tyre, e që mund të pushtojnë pjesët fqinje të trupit, duke u përhapur nëpër organet e tjera.

Këtij procesi i referohemi si metastazë. Metastazat janë shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA