Ungji i Jong-un u shqye nga qentë

03/01/2014 00:00

Në ditët e para të dhjetorit që kaloi, nga Koreja e Veriut mbërriti lajmin për ekzekutimin e Jan Song-Thaek, ungji i diktatorit Kim Jong-un, që deri në ato momente konsiderohej si dora e vërtetë e pushtetit dhe i paprekshëm.

Ekzekutimi i tij bëri që shumë media ndërkombëtare të flasin për paparashikueshmërinë e regjimit në vendin më të izoluar të botës si dhe të rriten tensionet në rajon.

Përvec cilësimit si të “korruptuar” asnjë detaj në lidhje me ekzekutimin e Song-Thaek nuk u bë publik. Sot, kur ka kaluar thuajse një muaj që nga dhënia e lajmit për ekzekutimin e tij, mediat në Hong-Kong flasin për një skenar horror.

Sipas tyre Kim Jong-un ekzekutoi ungjin e tij në mënyrën më të tmerrshme të mundshme. Ai u mbyll në një kafaz së bashku me 120 qen të uritur duke u shqyer prej tyre.

Askush nuk mund të konfirmojë këto pretendime, por ekzekutimet e mëherëshme të një grupi gjeneralësh që u vendosën para artilerisë së rëndë duke u zhdukur ‘nam e nishan’ rrisin mundësitë që gjithcka të jetë e vërtetë edhe mbi fatin e Song-Thaek.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta