Tensione në Kamboxhia

03/01/2014 00:00

Vazhdojnë përplasjet mes policisë ushtarake dhe punëtorëve të tekstilit të “Om Phen”-it, në Kamboxhia, duke shkaktuar të paktën tre viktima.

Protestuesit, të cilët kërkojnë rritje rroge, kanë përdorur shkopinj, gurë dhe shishe me lëndë eksplozive ndaj forcave të rendit, ndërsa këta të fundit, pasi kanë shtënë në ajër, më pas kanë qëlluar mbi turmën.

Sipas zëdhënëses së policisë, nëntë agjentë kanë mbetur të plagosur.

Moskë, vritet një polic, plagoset një tjetër

Një polic ka mbetur i vrarë në një qytezë pranë Moskës dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, pas shpërthimit të një bombe.

Zëdhënësja e Komitetit investigativ të zonës ka thënë se agjentët po kontrollonin shoferin e një makine në një postobllok, kur ky i fundit ka hedhur bombën.

Antarktida “zë peng” anijen kineze

Pas shpëtimit të 52 pasagjerëve të anijes “Akademik Shokalsky”, tashmë e bllokuar në akujt e Antarktidës është “Snow Dragon”, anija kineze e ankoruar pranë zonës së shpëtimit, nga ku u nis helikopteri që mundësoi transferimin e pasagjerëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta