Stuhitë e dëborës godasin SHBA

03/01/2014 00:00

Janë rreth 3 mijë fluturimet e anulluara në SHBA për shkak të stuhisë së borës që ka goditur verilindjen e vendit, ndërkohë që 400 mijë të tjera kanë vonesa. Gjendja e emergjencës është shpallur në shtetet e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Pensilvanisë dhe një pjese të Nju Inglend.

Temperaturat në Nju Jork kanë zbritur deri në -13 gradë, ndërkohë që dëbora në Nju Jork Siti po mbërrin nga 10-20 cm, me erëra që pritet të kapin 56 km/në orë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se për shkak të saj, temperatura e perceptuar pritet të jetë -23 gradë.

Në Boston, ku dëbora ka rënë në sasi të mëdha, temperatura pritet të bjerë deri në -21 gradë dhe kryetari i bashkisë, Thomas Menino urdhëroi mbylljen e shkollave publike. Më pas e njëjta gjë u bë edhe në vendet e tjera.

Guvernatori i Nju Jorkut ka postuar komente në rrjetin social Twitter, ku i fton qytetarët të qëndrojnë në shtëpi nëse munden. Situata e emergjencës është prova e parë për kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë, Bill de Blasio.

“Të shikojmë si do ta kalojë”, kanë thënë gazetat dhe televizionet konservatore, ndërkohë që ai është përgjigjur me qetësi: “Kjo është vetëm hera e parë e një mijë të tjerave kur do të lutem për mua dhe qytetin tim. Njujorkezë, mos dilni dhe mos ngisni  makina për asnjë arsye!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA