Pasi kanë kaluar festat e fundvitit në vend, emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Greqi kanë nisur të largohen drejt shtetit fqinj.

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës, ashtu siç ndodh çdo vit në ditët e para, ka regjistruar një shifër më të lartë të daljeve të qytetarëve që u rikthehen vendeve të tyre të punës. Sipas të dhënave, në këtë pikë doganore janë regjistruar 6.684 shtetas në dalje dhe 2.927 në hyrje.

Pala shqiptare ka vënë në dispozicion të qytetarëve 5 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërkohë që nga pala greke numri i sporteleve ka qenë 2 në hyrje dhe 1 në dalje.

Pavarësisht fluksit që ka nisur në territorin doganor, situata ka qenë e qetë dhe për emigrantët nuk janë shkaktuar vonesa dhe pritje.

Parashikohet që fluksi të vijë në rritje gjatë ditëve në vazhdim, por sipas autoriteve, në këtë pikë kufitare janë marrë të gjitha masat për përballimin e lëvizjes së emigrantëve. Po ashtu, mësohet se fluks ka edhe në doganën e Kakavijës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta