Kryeministri indian drejt dorëheqjes

03/01/2014 00:00

Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, ka lajmëruar se nuk do të qëndrojë më në postin që mban aktualisht nëse partia që ai drejton do të fitojë zgjedhjet që do të mbahen gjatë verës së këtij viti.

Singh ka qenë kryeministër i vendit gjatë dekadës së fundit duke udhëhequr një qeveri koalicioni të kryesuar nga Partia e Kongresit.

Në një konferencë të rrallë për shtyp (e treta që kur ka marrë detyrën e kryeministrit), ai tha se do ia lërë stafetën një kryeministri të ri.

Manmohan Singh është kritikuar shpesh për mungesën e informacionit në lidhje me çështje të qeverisjes së tij.

Gjatë konferencës, Singh foli edhe për ekonominë indiane dhe inflacionin.

Top Channel