Policia e Shtetit ndryshon afatin e publikuar me herët brenda të cilit
çdokush që dëshiron të garojë për t’u bërë pjesë e policisë i duhet të
dorëzojë dokumentacionin e duhur.

Perkunder ketij njoftimi te shperndare ne daten 24 dhjetor, në të cilin u lihej kohe kandidateve për të aplikuar për në shkollën bazë të policisë deri me datën 28 shkurt, me kete njoftim te dyte kjo date ndryshon duke u afruar.

Sipas Zyres së Shtypit procesi i aplikimeve per ne shkollen e policise do te jete i hapur jo më deri më 28 shkurt, por deri me daten 20 janar.

Ky ndryshim datash ndodh per shkak te nevojave imediate thote njoftimi, ndersa jo zyrtarisht thuhet se Policia e Shtetit ka nevoje  per forca te shtese te patrullave te pergjithshme. Kandidatet e interesuar thote njoftimi,  duhet te aplikojne prane çdo drejtorie ne qarkun perkates.

Kurse testimi me shkrim i aplikanteve qe plotesojne kriteret per te ndjekur shkollen baze te policise do te zhvillohet me daten 3 shkurt. Kriteret qe duhet per pembushe nje aplikant per te ndjekur shkollen baze te policise per patrulle te pergjithshme jane, te jete shtetas shqiptar, te kete zotesi per te vepruar, te jete ne gjendje te mire shendetesore dhe i afte per te kryer detyren, te kete mbaruar shkollen e mesme, te mos jete i denuar penalisht me vendim te formes se prere, te kete deshmi te drejtimit te mjetit te tipit B. E ka te ndaluar te aplikoje per ne shkollen e policise, personi ndaj te cilit eshte mjarre masa disiplinore e perjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga sherbimi civil.

Per cdo te dhene me te detajuar, te interesuarit mund te gjejne materialin e nevojshem ne faqen e internetit ëëë.asp.gov.al, në rubrikën “Si mund të bëhesh punonjës policie”.

Top Channel