Kakavijë, sekuestrohen 21,2 kg marijuanë

03/01/2014 00:00

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar mëngjesin e së premtes 21,2 kg marijuanë.

Burime të Policisë së Gjirokastrës bënë të ditur se droga u gjet në një automjet tip Renault, me targa të Tiranës. Ajo ishte e fshehur në pjesën e shasisë, e ndarë në 20 pako dhe e mbështjellë me natriban.

Policia arrestoi drejtuesin e automjetit, 55-vjeçarin Viktor Çuko, nga Tirana. Ekspertët e sektorit kundër narkotikëve thanë se droga kishte destinacion tregun e Athinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA