Një akt terrorist u shënua në rrethin e Kurbinit, që sipas hetimeve paraprake rezulton të ketë prapavijë politike.

Nje sasi e konsiderueshme tritoli u vendos ne kembet e nje shtylle te tensionit te larte te linjes se interkonjeksionit Tirane-Podgorice.

Burimet zyrtare te Ministrise se Brendshme ben te ditura per mediat se, ne 31 dhjetor, rreth ores 18:00, ne vendin e quajtur Nderlalaj ne Milot, u demtua me eksploziv shtylla e linjes se interkonjeksionit.Nga shperthimi me lende eksplozive u keput njera kembe e shtylles ne lartesine 10 metra nga toka. Nderkohe ne kemben tjeter te kesaj shtylle, ne lartesi 10 metra nga toka u gjeten nga policia nje sasi prej 16 kallepesh tritoli me nje peshe prej 6.4 kilograme, ne te cilën ishte vendosur nje kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës. Shtylla qe u be objekt i sulmit ndodhet ne nje faqe mali ne afersi te rruges se vjeter Milot-Burrel prane ures me harqe.

Ne vendin e shperthimit kane shkuar forca te shumta policiore, si edhe eksperte xheniere qe realizuan çaktivizimin e eksplozivit te pashperthyer. Te gjithe provat e gjetura ne vendin e ngjarjes jane administruar per ekspertize me te hollesishme nga Policia Shkencore.

Prokuroria e Krimeve te Renda te Kurbinit ka nisur menjehere hetimet per vepren penale te ‘shkaterrimit te prones me ekzploziv’. Sipas policise, akti terrorist ka prapavije te paster politike, pasi ne provat e administruara nga policia jane edhe dy kartona me mbishkrimet ‘nafta’ dhe ‘taksa’ te gjetura nga policet ne vendin e ngjarjes ne kembet e njeres prej shtyllave. Te dy kartonat ishin te ngjitura me natriban ne kembet e shtyllave te linjes se intekonjeksionit.

Policia tha se eshte duke punuar per zbardhjen e te gjithe dinamikes se plote te ngjarjes dhe se ka gjetur prova te mjaftueshme per ta zbardhur te gjithe atë. Sipas policise po punohet per identifikimin e plote te atentatoreve, qe mendohet se jane te pakten dy persona, nisur edhe nga provat e gjetura ne vendin e ngajres si edhe gjurmet e lena aty. Policia thote se, ky eshte akti i parë terrorist në Republikën e Shqipërisë që shoqërohet me mesazhe të qarta të lëna në vendngjarje nga autorët e vetë aktit.

Top Channel