Policia arrestoi një të dënuar për vjedhje me dhunë, i cili nuk u kthye
në burgun e Vaqarrit pasi i kishte përfunduar leja shpërblyese prej
katër ditësh.

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, sinjalizoi policine se me 31 dhjetor ora 12:00 i denuari Shpetim Taho, i cili ishte me leje per shkak se kishte nenen semure nuk u kthye sipas rregullit ne burg.

Taho eshte i denuar me 7 vjet e 8 muaj per vjedhje me dhune ne bashkepunim dhe ka kryer 4 vjet deri tani. Taho kishte marre edhe me pare leje dhe ishte kthyer ne insituticionin e riedukimit. Nga pergjimet policia arriti te marre informacion se, Taho i kishte derguar te motres nje mesazh, ku e informonte se nuk donte me te kthehej ne burg dhe se i vjen keq për nënën në lidhje me veprimin që po bënte. Ai është arratisur me makinën e të motrës, e tipit Polo, e bardhë, me targa italiane, se bashku me te dashuren e tij.

Policia arriti ta arrestoje ate ne nje hotel ne autostraden Tirane-Vore, pasi kishte marre ne pyetje te gjithe personat e aferm te Tahos, perfshi ketu edhe te dashuren e tij.   

Top Channel