Mes zhurmës së shpërthimeve dhe dritave të fishekzjarreve, Tirana priti ardhjen e Vitit të Ri.

Qindra qytetarë kishin dalë në sheshin “Skënderbej” për të festuar, edhe pse ndryshe nga vitet e tjera, më të paktë në numër. Kjo ndoshta edhe për shkakun se në kryeqytet nuk ishte organizuar asnjë koncert festiv. Por pavarësisht kësaj, qytetarët dolën në shesh për të ndjekur nga afër spektalin e fishkezjarreve, të cilat po ashtu ishin më pakta.

Por urimet për një vit më të mbarë dhe më të begatë, mbeten të njëjtat.

Ne ndihme te spektaklit te fishekzjarreve te Bashkise kishin ardhur si çdo vit vete banoret e kryeytetit, te cilet i shperthyen fishekzjarret nga ballkonet dhe dritaret e apartamenteve, sheshe dhe mjedise te tjera publike, duke i dhene kryeqytetit imazhin e nje qyteti jo ne feste, por ne bombardim. Ndoshta per kete arsye, pak dite para festes, ambasada amerikane publikoi nje keshille per shtetasit amerikane per t’u ruajtur, mes te tjera edhe nga fishekzjarret dhe plumbat qorr gjate festes.

Megjithate me shqiptaret ne kete feste kishte edhe te huaj qe jetojne e punojne ketu dhe iu bashkuan kesaj menyre festimit.

“Urojme gjithe të mirat për 2014. Uroj që gjithcka të shkoj më së miri dhe të ketë sa më pak korrupsion në botë dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të presim”, thotë njëri prej tyre.

Pasi akrepat prekën mesnatën, kryesisht të rinjtë u mblodhën nëpër klubet dhe pubet e kryeqytetit për të vijuar festën.

Top Channel