Në të tilla netë kaotike me lumë fishekzjarresh, ndonjëherë edhe të shtëna armësh nuk mungojne as të lënduarit.

Sipas Policisë së Tiranës, i riu me iniciale Xh.K. nga Bathorja, është plagosur në qafë sapo ka dalë nga banesa e tij, por fatmirësisht gjendja e tij është e mirë.

Ndërkaq, Policia e Tiranës ka marrë masa të shumta për ndalimin e incidenteve, edhe pse raportohet se deri në orët e para të ditës, janë bllokuar 25 leje drejtimi dhe shoqëruar në komisariat një numër i madh shoferësh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të alkoolizuar.

Vec shoferëve të alkoolizuar, në incidentët, fatmirësisht pa viktima është shënuar në kryeqytet, ku një automjet është përplasur me një pemë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici pasi ka rezultuar se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndërkaq vetë Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ardian Çipa ka qenë i pranishëm në sheshin ‘Skënderbej’ në momentin e ndërrimit të viteve, për të drejtuar të gjithë efektivët e Policisë, të cilët ishin në gatishmëri gjatë gjithë natës.

Top Channel